Rusia dënon planet e Uashingtonit për të furnizuar Kievin me armë me uranium të varfëruar!

vovalbania September 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rusia dënon planet e Uashingtonit për të furnizuar Kievin me armë me uranium të varfëruar!

Rusia dënoi planet amerikane për të furnizuar Ukrainën me armë që përmbajnë uranium të varfëruar, duke e cilësuar “shenjë çnjerëzore”. Në një shkrim të ambasadës ruse në Uashington, në platformën Telegram, thuhet:

Vendimi i administratës amerikane për të furnizuar Ukrainën me uranium të varfëruar është një shenjë çnjerëzore.  Eshtë e qartë se për të shkaktuar një disfatë strategjike, Uashingtoni është i gatshëm të sakrifikojë breza të tërë të ukrainasve.

Komentet e ambasadës ruse pasuan njoftimin e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për një pako të re ndihmash për Ukranën prej mbi 1 miliard dollarësh. Pjesa ushtarake e kësaj ndihme që arrin në 175 milion dollarë përfshin armë të mbrojtjes ajrore, municion artilerie, armë anti-tank, municion me uranium të varfëruar dhe pajisje të tjera.

Dje në Kiev, sekretari Blinken takoi homologun Dmytro Kuleba, kryeministrin Denys Shmyhal dhe presidentin Volodymyr Zelensky, për të marrë vlerësimin e tyre mbi ecurinë e kundërofensivës në lindje të Ukrainës e përgatitjet për dimrin e ardhshëm.

Në komentet në fillim të takimit Zelensky-n, Blinken u shpreh i inkurajuar nga rezultatet e deritanishme të kundërofensivës.

Ne po shohim përparim të rëndësishëm që po bëhet aktualisht me kundërsulmin dhe kjo është tejet inkurajuese.

Kjo është vizita e tretë në Kiev e sekretarit Blinken që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

Gjatë takimit me kryeministrin Shmyhal, Blinken tha se çdo herë që viziton vendin befasohet nga qëndrueshmëria e jashtëzakonshme e popullit ukrainas, forca e ushtrisë së tij dhe udhëheqja shumë e fortë.

Kryesisht, këtu jam me kërkesë të presidentit Biden për të rikonfirmuar angazhimin tonë për të qëndruar me ju, për t’ju ndihmuar që të keni sukses ushtarakisht e të përballeni me agresionin. Por, gjithashtu të qëndrojmë me ju, për t’u siguruar që përpjekjet për të ndërtuar një ekonomi dhe demokraci të fortë, të kenë sukses. Pasi një demokraci dhe ekonomi e fortë, janë ndryshimi mes një Ukraine që mbijeton e që do ta bëjë një gjë të tillë dhe një Ukraine që lulëzon e që duhet ta bëjë e që mundet. Ne do të jemi partnerët tuaj në këto përpjekje, së bashku me shumë vende të tjera të botës.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE