Si t’i eliminoni hematomat me 2 metoda natyrale…

vovalbania September 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si t’i eliminoni hematomat me 2 metoda natyrale…

Të gjithëve na ka ndodhur që për shkak të shpejtësisë a mungesës së vëmendjes të përplasemi me objekte që gjenden rreth nesh. Më pas keni parë disa shenja në ngjyrë vjollcë në lëkurë, të cilat njihen ndryshe si hematoma. Hematoma është shfaqje e lëndimit të vogël të enëve të gjakut të cilat gjenden nën sipërfaqe të lëkurës. Nëse këto kapilare janë të dëmtuara, një sasi e vogël gjaku rrjedh dhe krijohet njolla blu mavi, e zezë apo ngjyrë vjollcë.

Uthulla e mollës është një nga ata produkteqë gjen përdorim pothuaj kudo, si për shembull në trajtimin e rënies së flokëve, zverdhjes së thonjve, pastrimit të shtëpisë etj. Megjithatë ju mund ta përdorni edhe për të trajtuar njollat e hematomave në trup. Mjaftoni të lyeni një tampon pambuku me uthull molle dhe ta kaloni mbi lëkurë. Përveç se ndihmon në zhdukjen e tyre, përmirëson gjithashtu qarkullimin e gjakut.

Lëngu i limonit nga ana tjetër ka në përmbajtjen e tij acid citrik i cili eliminon njollat e ndryshme nga lëkura, përfshirë këtu edhe shenjat kafe si pasojë e ekspozimit të tepruar në diell. I kombinuar me kripën e jonizuar, efekti i tij është akoma edhe më gjithëpërfshirës. Shtypni një limon dhe lëngun e tij bashkojeni me dy lugë çaji kripë, masazhoni zonën ku keni hematoma dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49651 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE