Si do të duket shtëpia e “BBV”? Lori Hoxha nxjerr pamjet

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si do të duket shtëpia e “BBV”? Lori Hoxha nxjerr pamjet

“Big Brother Vip Albania 3”, do të nisë më 13 janar të vitit që po vjen.

Siç e kemi parë këtë vit do të ketë ndryshime nga edicionet e kaluara, qoftë nga logo-ja apo edhe shtëpia. Lori Hoxha ka ndarë disa pamje të shtëpisë disa herë në Instagramin e saj, ku po ndërtohet dhe nuk do të jetë njëlloj.

Ngjyra blu nuk do të jetë më mbizotëruese dhe arkitektura e shtëpisë është ndryshe nga dy edicionet e kaluara.

Disa nga banorët e “BBV”, tashmë janë konfirmuar si, Olsi Bylyku, Graciano Tagani, Endrik Beba, Albi Nako, Bardhi, Arbër Salihu, Alfio Rrotani.

Është përfolur që pjesë e “BBV”, do të jetë edhe ish-partnerja e Olsi Bylykut, Egli Tako. Ata kanë pothuajse një vit që janë ndarë nga një marrëdhënie 5-vjeçare së bashku. Mesa duket bashkëjetesa e tyre do të rinisë sërish, e kësaj here ndryshe, të vëzhguar nga kamerat

Këtë vit, thuhet se drejtues i emisionit do të jetë Ledion Liço dhe jo më Arbana ashtu siç jemi mësuar në çdo edicion.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE