Rritet në 14 bilanci i viktimave të përmbytjeve në Greqi!

vovalbania September 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rritet në 14 bilanci i viktimave të përmbytjeve në Greqi!

Rritet numri i viktimave pas përmbytjeve në Thesali të Greqisë. Ndërkaq, autoritetet njoftojnë se u gjetën të pajetë nënë e bir që ishin shpallur të zhdukur, në zonën e Metamorfosit në Kardicë.

Dy trupat e zbuluar në Metamorfosi u transportuan me një varkë të tërhequr nga një traktor. Të afërmit kanë shpërthyer në lot sapo panë të afërmit e tyre. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një grua 88-vjeçare dhe djalin e saj 65-vjeç të cilët rezultonin të zhdukur nga pasojat e motit të keq me shira të furishëm në vendin fqinj.

Mëngjesin e sotëm u gjet edhe një 58-vjeçar i zhdukur nga Agios Dimitrios. Burri figuronte i humbur që prej ditës së djeshme, më 9 shtator. Ai u evidentua nga një dron midis zonave Agios Dimitrios dhe Petrino. Dje në zonën detare të Turkonerit në Evia u gjet trupi i një burri, i cili u identifikua si një 77-vjeçar i zhdukur për shkak të motit të keq nga zona e Paltsit të Pelionit.

Sipas Mbrojtjes Civile, më 5 shtator një 42-vjeçar u gjet i vdekur në Agia Aikaterini Volos, më 7 shtator dy austriakë (ndoshta çift, mosha e panjohur) në Potistika Pelion. Më 9 shtator, një burrë u gjet midis vendbanimeve Agios Dimitrios dhe Petrino Kardica.

Gjithsej u shpëtuan dhe evakuan 4250 persona, të cilët u dërguan në vende të sigurta nga ora 07:00 e së martës, 5 shtator e deri sot në orën 07:00 sipas informacioneve të zjarrfikësve. Njëkohësisht, në të njëjtën periudhë kohore, në Qendrën Operative të Zjarrfikësve janë marrë 9047 thirrje për pompim uji dhe prerje pemësh.

Niveli i ujit në disa prej zonave të prekura të Thesalisë po tërhiqet dalëngadalë, duke zbuluar fatkeqësitë që la pas stuhia Daniel. Qytetet dhe fshatrat mbetën nën tonelata ujë dhe baltë, në shumë vende rrjeti rrugor është shembur, urat janë ndarë në dysh, shtëpitë janë rrëzuar dhe fusha Thesalian është kthyer në një liqen gjigant, ku mijëra qytetarë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49669 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE