Gjoba drejtuesve që kryenin manovra të rrezikshme në Tiranë/U denoncuan në rrjetet sociale!

vovalbania September 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjoba drejtuesve që kryenin manovra të rrezikshme në Tiranë/U denoncuan në rrjetet sociale!

Kryenin manovra të rrezikshme, gjobiten disa drejtues automjetesh në Tiranë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjobat ndaj tyre pasojnë denoncimet e bëra përmes rrjeteve sociale. Masat administrative variojnë në vlerat nga 10 mijë deri në 40 mijë lekë, sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor.

Policia thotë se drejtuesit që kryejnë manovra të rrezikshme gjatë qarkullimit janë gjobitur pas disa denoncimeve të ardhura nëpërmjet rrjeteve sociale.

Gjatë kontrolleve të ushtruara janë konstatuar automjetet që shfaqen në video dhe ndaj drejtuesve të tyre janë vendosur masat administrative 40,000 lekë të rinj referuar nenit 139, si dhe 10,000 lekë të rinj, referuar nenit 146 të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit.

 

Në një tjetër zhvillim, në Peqin u arrestuan dy vëllezër pasi iu gjet arsenal armësh në banesë. Pas një hetimi disa ditor, policia ushtroi kontrolle në shtëpinë e dy vëllezërve dhe në territorin përreth saj, në lagjen Teqe të Peqinit. Të arrestuarit janë të moshave 43 e 46-vjeç.

Bëhet e ditur se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar i Policisë:

Nga kontrollet, në këtë banesë u gjetën të fshehura në katër çanta, një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri revolver, një armë gjahu dhe fishekë luftarak për to. Armët dhe municioni luftarak u dërguan për ekspertizë, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur ose jo për ngjarje kriminale.

Në pranga ranë A. B. alias G.M., 46 vjeç dhe B.M., 43 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE