10 vite pas ndarjes së bujshme, ribashkohet çifti i njohur!

vovalbania September 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
10 vite pas ndarjes së bujshme, ribashkohet çifti i njohur!

Nelly dhe Ashanti kanë qenë një prej cifteve më të dashur për publikun dhe fansat e muzikës së viteve 2000′, prandaj edhe ndarja e tyre në vitin 2013 erdhi e papritur dhe sigurisht, mërziti shumë njerëz që i donin.

Megjithatë duket se këngëtarja dhe reperi e kanë gjetur rrugën sërish tek njëri-tjetri dhe një dekadë më vonë, kanë rinisur sëris romancën e tyre.

Aludimet për rikthimin e tyre nisëm disa javë më parë, teksa burime pranë artistëve e konfirmuan lajmin, megjithatë së fundmi ata e kanë konfirmuar vetë dhe gjithcka është bërë zyrtare në ceremoninë e “MTV VMA Awards” të martën në mbrëmje.

Ashanti ishte pjesë e publikut VIP dhe u pa shumë entuziaste dhe duke filmuar gjithë kohën performancën e Nelly-t.

Gjatë një interviste për “E! News”, artistja u pyet nëse ata kishin nisur sërish historinë e dashurisë dhe ajo nuk hezitoi të përgjigjet me: “Dua të them…po. Mendoj se na befasoi të dyve. Nuk ishte asgjë që ishte planifikuar.”- lajm që gëzoi fansat e tyre.

Historia e dashurisë së yllit të “Hot in here” dhe këngëtares së hitit “What’s luv” nisi në 2003, në kulmin e karrierave respektive dhe zgjati 10 vite, deri në ndarjen në 2013. Tani gjithcka ka nisur nga e para dhe gjithcka duket se po shkon në vendin e vet

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48917 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE