I keqpërdorin emrin në rrjetet sociale, Kiara Tito paralajmëron ndjekësit

vovalbania September 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I keqpërdorin emrin në rrjetet sociale, Kiara Tito paralajmëron ndjekësit

Kiara Tito është një ndër personazhet më të komentuar të momentit, e kjo pas lidhjes së saj me Luiz Ejllin dhe aventurën në “Big Brother VIP Albania”.

Moderatorja u pëlqye mjaft nga publiku, të cilët e kanë mbështetur në çdo hap të sajën.

Mirëpo, ka edhe nga ata që përfitojnë në “kurriz” të saj, siç ka ndodhur së fundmi.

Një biznes në rrjetin social, TikTok, pretendon se Kiara Tito ka blerë një produkt prej tyre, madje edhe është kontaktuar nga moderatorja.

Për këtë, ka ardhur një reagim nga Kiara, e cila në një postim në InstaStory, shprehet se diçka e tillë nuk është aspak e vërtetë, teksa tutje tha se nëse postime të tilla nuk ndalojnë, do detyrohet të marrë rrugën ligjore.

“Prej disa kohësh po shoh në rrjetet sociale të ndryshme, kryesisht në TikTok, video të montuara që përdorin emrin tim për të shitur produkte. Nuk janë të vërteta edhe do ju lutesha të ndaloni këtë gjë pasi nuk është fare e bukur! Përndryshe do më duhet të marr hapa ligjore!”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49330 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE