Aksident te mbikalimi i Patokut, 32-vjeçarja gjeti vdekjen pasi ra në kanal me makinë!

vovalbania September 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident te mbikalimi i Patokut, 32-vjeçarja gjeti vdekjen pasi ra në kanal me makinë!

Aksidentet vazhdojnë të përgjakin rrugët shqiptare. Një i tillë u shënua sot në aksin Mbikalimi i Patokut-Laç. Një 32-vjeçare gjeti vdekjen pasi humbi kontrollin e makinës që drejtonte dhe përfundoi në një kanal anësor të mbushur me ujë. Menjëherë u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por për fat të keq humbi jetën gjatë rrugës. Në vendngjarje, grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal.

Ndërsa gushti është muaji që shënon edhe fluksin më të madh turistik në vend duket se ka regjistruar edhe një numër më të lartë aksidentesh rrugore. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, tregojnë për një rritje me 7.3% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Muaji që shkoi u mbyll me 117 aksidente ndërsa gushti i vitit 2022, me 109 të tilla.

Në muajin Gusht 2023 numërohen 117 aksidente rrugore nga 109 të ndodhura në muajin Gusht 2022. Numri i aksidenteve rrugore është rritur me 7,3% Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 180 persona nga 152 në muajin Gusht 2022.

Sipas publikimit, në 96,6% të rasteve, aksidentet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, ndërsa numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 35-44 vjeç, duke zënë 22,2% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 30,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Gusht 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e hënë me 17,9%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e diel me 10,3%.

Në muajin gusht 2023, 23,9% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 19:00-24:00. Në tetëmujorin e parë të vitit 2023, numërohen 770 aksidente rrugore nga 795 aksidente, të regjistruara në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 3,1%.

Numri i të aksidentuarve është 1.067 persona nga 1.123 vetë të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aksidentet rrugore, në 12,2 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. “Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për tetëmujorin është ulur me 5,1%”, vlerëson INSTAT-i.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE