Gjashtë palestinezë vriten nga ushtria izraelite në 48 orë në Bregun Perëndimor e në Gaza!

vovalbania September 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjashtë palestinezë vriten nga ushtria izraelite në 48 orë në Bregun Perëndimor e në Gaza!

Operacionet ushtarake izraelite në Bregun perëndimor dhe trazirat në Rripin e Gazës kanë lënë të vrarë 6 palestinezë në 48 orët e fundit raportojnë zyrtarët atje, në një rritje tjetër të dhunës së përgjakshme që ka përfshirë rajonin tashmë prej një viti.

Ministria palestineze e shëndetësisë tha se në një bastisje të ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve në Xhenin në veri të Bregut Perëndimor u vranë katër palestinezë dhe u plagosën rreth 30 të tjerë, ndërsa në një tjetër aksion të ushtrisë pranë Gazas u vranë një i ri palestinez.

Dhuna aktuale mes Izraelit dhe palestinezëve është në nivelet më të larta në dy dekadat e fundit prej shtimit të sulmeve ushtarake izraelitëve në zonat palestineze dhe rezistencës së këtyre të fundit ndaj shtypjes.

Nuk ka pasur komente nga ushtria izraelite mbi sulmin në kampin e refugjatëve Aqabat Jabr pranë qytetit palestinez të Xheriko, që është bërë një nga pikat e fokusit të veprimit ushtarak kohët e fundit.

Gjakderdhja e mëhershme në kampin e Xhenin ishte më e fundit në zonën ku ushtria kryen sulme thuajse të përditshme.

Në korrik këtu Izraeli kreu operacionin më të gjerë ushtarak në gati dy dekada duke lënë shkatërrim të gjerë në vendbanimet e kampit dhe disa palestinezë të vrarë.

Ushtria tha se sulmi i djeshëm në kërkim të “terroristëve” që kishin shpërthyer një sasi eksplozivi nën një autoblindë në lëvizje të ushtrisë.

Në pamje të shpërndara në rrjet nga kampi i Xhenin dëgjoheshin shkëmbime zjarri mes ushtrisë dhe militantëve palestinezë.

Pas tërheqjes së ushtarëve dhe autoblindave dhjetra militantë dolën në rrugë duke protestuar ndaj Autoritetit Palestinez që nuk mund të organizojë mbrojtjen e qytetarëve, sipas pamjeve të shpërndara nga banorët.

Të paktën 190 palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite që prej fillimit të vitit. Izraeli thotë se shumica e tyre ishin militantë por në inkursionet e ushtrisë janë vrarë të rinj të paarmatosur që protestonin dhunimin e kampit dhe banesave të tyre.

Izraeli ka pushtuar bregun Perëndimor, lindjen e Jerusalemit dhe Rripin e Gazës që prej konfliktit të 1967 dhe ka vijuar mbushjen e tyre me koloni banorësh hebrej, megjthë kundërshtimet palestineze dhe të komunitetit ndërkombëtar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE