U mori jetën 113 të ftuarve në dasmë, publikohet video e zjarrit në lokal!

vovalbania September 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U mori jetën 113 të ftuarve në dasmë, publikohet video e zjarrit në lokal!

Gëzimi u kthye në tragjedi në Irak ku të paktën 100 vetë gjetën vdekjen dhe 150 u lënduan kur një zjarr shpërtheu në një ceremoni martesore në veri. Qindra njerëz po festonin në Al-Hamdaniya në provincën veriore të Irakut, Nineveh. Pamje të reja të tragjedisë janë publikuar në mediat sociale. Flakët kanë nisur të shfaqen pak pasi çifti i sapomartuar nisin të kërcejnë në pistën e vallëzimit, ndërsa rreth tyre janë ndezur fishekzjarrë.

Could you imagine being at this wedding?

A new video has been released showing the very moment that a fire started at the Iraq wedding this past Thursday in the northern province of Nineveh.

Sadly, over one hundred people lost their lives, and many more suffered injuries after… pic.twitter.com/rThQrTHJAm

— Ed Krassenstein (@EdKrassen) September 28, 2023

Pikërisht prej tyre ka marrë flakë tavani i dekoruar me rastin e dasmës. Çifti i sapomartuar Haneen dhe Revan i kanë shpëtuar flakëve duke u fshehur në kuzhinë, ndërsa familjarët që i kanë vizituar në spitalin ku po trajtohen për plagët e marra, kanë thënë për mediat se çifti është në gjendje të rënduar psikologjike.

Babai i dhëndrit i tha CNN se ai konsideron përgjegjës për tragjedinë pronarin e lokalit ku do të zhvillohej dasma. Agjencia zyrtare e lajmeve e Irakut, INA, raportoi se numri i atyre që ndërruan jetë ka shkuar në 113 dhe se më shumë se 150 të tjerë janë lënduar, sipas të dhënave të autoriteteve vendore në Nineveh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49306 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE