Artisti RVCHET zbulon në TAR jo vetëm projektet e reja por edhe emrat që i cilëson elitë në muzikë…

vovalbania September 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Artisti RVCHET zbulon në TAR jo vetëm projektet e reja por edhe emrat që i cilëson elitë në muzikë…

I ftuar në emisionin “Lancio” nëpërmjet një lidhje telefonike nga Londra ka qenë artisti dhe producenti i njohur RVCHET, i cili ndodhet edhe në klasifikimin e “The Top List” për bashkëpunimin e tij me Solo dhe Lil Koli që mban titullin “Mah Bebé”. Një këngë e cila ka arritur mbi 1 milion klikime në platformën YouTube.

Sipas RVCHET cili është artisti shqiptar që i rri më së miri kjo lloj rryme muzike?

Finemi është për mua, flet muzikë realiteti. Unë dhe Finemi jemi takuar një vit më parë më duket dhe kemi bërë shumë këngë shumë shpejt dhe është shumë i talentuar.

A janë këta njerëzit e fortë në muzikë le të themi njësoj edhe në jetën reale?

Unë do them një gjë të fortë këtu, loja është fallco si thuhet, nuk mund të luash vërtetë tek një lojë fallco. Ka shumë njerëz që shikojnë interesin e vet dhe ka shumë njerëz që sajohen, flasin shumë kot. Ka edhe njerëz që flasin plot, të vërtetë. Me sa kam parë unë me këta artistë që kam punuar unë, jeta vetë që këta kanë parë janë realitet.

Kush janë artistë të vërtetë apo fallco?

Unë nuk jam për të thënë dikë apo për të gjykuar. Muzika shqiptare ka shumë muzikë plastike është si McDonalds që është i hapur 24 orë. Çdo njeri mund të shkojë tek McDonalds por një restorant që është në Londër i famshëm nuk mund të shkosh duhet të bësh rezervim.

Sipas RVCHET kush janë artistë që mund të cilësohen elitë sa i përket botës së muzikës këtu në vendin tonë jo në Londër?

Në Shqipëri, tani elitat për mua po e them troç është Noizy normal. ka bërë shumë zhurmë, Noizy, Finemi, Solo, BM.

Duke qenë se RVCHET ka punuar edhe me Emeli Sandé a është paguar mirë?

Emeli Sandé mua më ka paguar gati 250 mijë paund. Jam shumë i paguar në Angli. Unë lekët i kam bërë në Angli. Unë e bëj më shumë për art muzikën jo për lekë.

Ndër të tjera RVCHET ka shtuar gjithashtu se është duke folur me Erën dhe ka dëshirë gjithashtu që të bëjë super hite edhe me artiste si Dafina Zeqirin apo Dhurata Dorën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48891 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE