Promovonte lëndë narkotike, arrestohet TikTok-eri i njohur Shqiptar

vovalbania September 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Promovonte lëndë narkotike, arrestohet TikTok-eri i njohur Shqiptar

I vetë-quajtur Sheiku i Durrësit, është një personazh i ndjekur nga të rinjtë në rrjetet sociale, kryesisht TikTok.

Ai përdorte profilin e tij për të marketuar drogën më të re trend në rininë shqiptare të quajtur “tullumbacet”.

Kjo drogë e re e futur në treg së fundmi sjell një sërë pasojash të dëmshme në organizëm, teksa personi që e shiste publikisht është vënë në pranga nga Policia e Shtetit.

ÇFARË ËSHTË “DROGA NË TULLUMBAC”?!

Oksidi i azotit është një substancë që thithet nga një tullumbace. Oksidi i azotit është përdorur në mënyrë rekreative për më shumë se 200 vjet. Gazi vjen i mbushur në bombola të vogla metalike, të cilat futen në një ‘cracker’ ose në një shpërndarës të ngjashëm me kremin pana në mënyrë që përmbajtja e gazit të mund të futet në një tullumbace.

Efektet e oksidit të azotit zgjasin nga 1 deri në 5 minuta.

PASOJAT:

-Marramendje

-Eufori

-Qeshje e pakontrolluar

-Halucinacione vizuale dhe dëgjimore

-Shikim i turbullt

-Humbje e ekuilibrit

-Dhimbje në gjoks

-Dhimbje koke

Thithja e oksidit të azotit shkakton eufori, relaksim dhe një gjendje halucinative. Përdorimi afatgjatë ose i zakonshëm mund të çojë në dëmtime të rënda neurologjike.

Meqenëse oksidi i azotit mund të shkaktojë marramendje, shkëputje dhe humbje të përkohshme të kontrollit, është e pasigurt ta thithësh gjatë qëndrimit në këmbë.

Burimi: /Joq Albania

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48801 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE