Ukraina nis një tjetër sulm në Sevastopol!

vovalbania September 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ukraina nis një tjetër sulm në Sevastopol!

Ukraina nisi një tjetër sulm me raketa në Sevastopol këtë mëngjesin e së shtunës, që ndodhet në Krimenë e pushtuar nga rusët. Kjo pasoi një sulm të mëparshëm në selinë e flotës ruse të Detit të Zi, që rezultoi në një ushtarak të zhdukur dhe dëme të konsiderueshme, shkruan Sky News.

Sevastopol u vu në alarm për sulm ajror pasi mbetjet nga raketat e kapura ranë pranë një skele. Trafiku i trageteve në zonë u ndërpre përkohësisht, por më vonë u rifillua.

Krimea, e aneksuar nga Rusia në vitin 2014, ka qenë një objektiv i shpeshtë i forcave ukrainase që nga fillimi i pushtimit gati 19 muaj më parë.

Ndërkaq, Presidenti amerikan Joe Biden planifikon t’i japë Ukrainës raketa të avancuara me rreze të gjatë veprimi për të ndihmuar Kievin të vijojë kundërofensivën, raportojnë mediat amerikane.

Ata citojnë zyrtarë amerikanë të njohur që merren me këtë çështje të cilët kanë thënë se Ukraina do të marrë disa raketa ATACMS me një rreze veprimi deri në 190 milje (300 km).

Kjo do t’i mundësonte Kievit të godiste objektivat ruse shumë përtej vijës së frontit.

Të paktën një raketë ukrainase goditi selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Krimenë e aneksuar të premten, e 22 shtatorit

Një burim ushtarak ukrainas i tha BBC-së se sulmi në portin e Sevastopolit u krye duke përdorur raketa Storm Shadoë, të cilat furnizohen nga Britania dhe Franca. Kjo thekson rëndësinë që ka furnizimi i Kievit me armatime nga perëndimi.

Raketa të tilla kanë një rreze prej pak më shumë se 150 milje, mbi 240 km

NBC News dhe Wall Street Journal citojnë zyrtarë të paidentifikuar amerikanë të kenë thënë se Presidenti Biden i tha homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky se Kievi do të merrte “një numër të vogël” raketash ATACMS (Sistemi i Raketave Taktike të Ushtrisë) gjatë takimit të dy udhëheqësve në Shtëpinë e Bardhë të enjten e 21 shtatorit.

WSJ shton se armët do të dërgohen në javët në vijim.

Ndërkohë, Washington Post citon disa zyrtarë të njohur me diskutimet që thonë se Ukraina do të ketë ATACMS me bomba thërrmuese dhe jo me një kokë të vetme.

As SHBA dhe as Ukraina nuk i kanë konfirmuar zyrtarisht raportet e mediave amerikane.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48866 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE