Çfarë ndodhi, anullohet bashkëpunimi i Luiz Ejllit me Getoar Selimin?

vovalbania September 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ndodhi, anullohet bashkëpunimi i Luiz Ejllit me Getoar Selimin?

Gjatë verës, u përfol se dy këngëtarët e njohur, Luiz Ejlli dhe Getoar Selimi do të vinin me një projekt muzikor në bashkëpunim.

Pritshmëritë u rritën edhe më shumë nga vetë artistët, të cilët shiheshin shpesh me njëri-tjetrin.

Mirëpo gjatë verës, kënga nuk u publikua dhe nuk ka për të ndodhur, të paktën ende.

Burime për “Prive” kanë konfirmuar se dyshja kanë vendosur që bashkëpunimin e tyre ta shtyjnë, por pa dhënë një periudhë të caktuar.

Nga ana tjetër, kujtojmë se Luizi postoi këngën e tij më të re, “Amanet”, dy javë më parë dhe deri më sot ka grumbulluar 3.1 milione shikime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE