Çmenduri me makinën? Ja çfarë tregon Valbona Selimllari!

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çmenduri me makinën? Ja çfarë tregon Valbona Selimllari!

E para në Shqipëri me një titull bukurie, Valbona Selimllari ka qenë vazhdimisht pjesë e medias dhe spektakleve të vallëzimit. Përtej komenteve objektive, nuk ka ngurruar as të kërcejë në skenë. Së fundmi faqja zyrtare e “Dancing with the Stars” në Intagram na zbuloi se Valbona Selimllari është anëtare e jurisë.

Ditën e djeshme Valbona ka qenë e ftuar në rubrikën “Galeri” tek “E Diell” me Ed Manushin. Mes jetës së saj profesionale e fëmijërisë së saj, Valbona ka treguar edhe fakte që nuk i dinim për to, ku ndër to ishte edhe marrëdhënia e saj e ngushtë me makinën.

Unë me makinën kam një marrëdhënie, shumë të ngushtë, makinën e kam shokun më të mirë të jetës… Zoti nuk më ka sprovuar dhe shpresoj që të mos ndodhë, por sigurisht që jam shumë e kujdesshme pas lindjes së fëmijëve. Kur i kam ata në makinë është e pamundur që mos të jem e kujdesshme… Është e çuditshme, kur shikoj të rinj, që më parakalojnë i ndjek dhe kur ka ndonjë moment që ndalojnë, i shkoj anash dhe ia bëj me shenjë, edhe i them ore 30 minuta përpara ose 10 minuta përpara në destinacion, mendon se është më e rëndësishme se jeta jote

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48668 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE