Pogradeci “zbardhet” nga breshri, në Elbasan rrëzohet pema; bllokon autobusin

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pogradeci “zbardhet” nga breshri, në Elbasan rrëzohet pema; bllokon autobusin

Pogradeci, ashtu si shumë zona të tjera të vendit, është përfshirë nga moti i keq. Një stuhi e fortë, paraditen e së hënës, ka bërë që rrugët e qytetit të zbardhen nga breshëri.

Ndërkohë, ka pasur edhe probleme në qarkullim për shkak të bllokimit të pusetave.

Edhe qyteti i Elbasani është pushtuar nga breshëri pasditen e kësaj të hëne. Mësohet se era e fortë dhe breshëri kanë shkaktuar probleme në qytet. Madje një pemë është rrëzuar. Si pasojë ka bllokuar dhe një autobus.

Kujtojmë që reshjet kanë sjellë shumë probleme dhe në shumë qytete të tjera. Në Pogradec, breshëri bllokoi pusetat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48675 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE