Grabisnin bizneset në Tiranë, dy adoleshentë në pranga e një në kërkim!

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Grabisnin bizneset në Tiranë, dy adoleshentë në pranga e një në kërkim!

Zbardhen dy raste vjedhjesh në dy dyqane me pajisje elektronike në Tiranë, arrestohen dy adoleshentë si autorë të dyshuar. Për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës e pasurisë, aksioni për ndalimin e tyre u finalizua nga blutë e kryeqytetit në kuadër të operacionit të koduar “Mesnata”. Në aksin Shkozë-TEG, në pranga ranë dy 16-vjeçarë që lëviznin të armatosur dhe u shpall në kërkim një bashkëmoshatar.

Gjatë aksionit policor, njëri prej të arrestuarve hodhi një pistoletë nga dritarja e automjetit që drejtonte, si dhe tentoi largimin, por humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me trafik-ndarësen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesnata”. Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga dy shtetas 16 vjeç, si dhe u shpall në kërkim një bashkëmoshatar i tyre, të tre banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, ditët e fundit, kanë vjedhur një laptop dhe katër celularë, në dy dyqane me pajisje elektronike. Pas informacioneve se autorët e dyshuar po qarkullonin të armatosur, me një automjet në aksin rrugor Shkozë-TEG, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e tyre. Gjatë ndjekjes, drejtuesi i automjetit është larguar dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë nga dritarja e automjetit. Në tentativë për t’u larguar, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe e ka përplasur automjetin me trafik-ndarësen.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një armë zjarri pistoletë, një laptop dhe 11 celularë. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49292 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE