Juliana Nura: “Dancing With The Stars dua ta fitoj ose unë, ose Fifi!”

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Juliana Nura: “Dancing With The Stars dua ta fitoj ose unë, ose Fifi!”

E ftuar sot në Wake Up ishte Juliana Nura së bashku me partnerin e saj skenik në Dancing With The Stars Dion. Dyshja foli për këtë eksperiencë të re kaq emocionuese, sfidat dhe vështirësitë dhe synimin e tyre në show-n magjik të kërcimit. Juliana merret me fitness dhe u shpreh për dashurinë e madhe që ka për të.

Fitnesi më pëlqen. Mendje e shëndetshme, fizik të shëndetshem, kjo është ajo që ne e kemi të rëndësishme sepse kemi jetë të ngarkuar. Kjo është arsyeja pse i jam futur biznesit. Unë punoj me shumë gra dhe vajza.

Bukuroshja nga Kosova duket shumë e vendosur, e ndërsa partneri i saj ka kusht të domosdoshëm të shkojë në finale e DWTS, Juliana synon shumë më tepër, fitoren.

Juliana – Unë në jeten ime kurrë nuk jam trembur. Fifin e kam shoqe dhe shpresoj që të shkojmë bashkë në finale dhe ta fitoj unë ose ajo. Njeriu duhet të jetë i qartë në mendimet e veta. Unë nuk kam hyrë të marr pak emër më shumë, unë dua të tregoj që Xhuli është e mirë edhe në kërcim. Është fokusi. Në jetën time unë e kam një listë se çfarë duhet të bëj. Duhet të jesh e qartë cdo ditë se çfarë do nga jeta jote. Unë jam shumë e rreptë.

Dioni – Jemi në një mendje kemi të njejtin intensitet të dy. Pushojmë jashtëzakonisht shumë pak dhe vazhdojmë me intenstitet. Është fat që kam Xhulin sepse ajo të përballon fizikisht. E para ka fuqinë, ka karakterin ka dhe elegancën sepse do na shërbejnë në zhanre të ndryshme që do kërcejmë javë pas jave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE