Polonia akuzon Gjermaninë se po tenton t’i ndërhyjë në zgjedhjet parlamentare!

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Usher do të kryesojë shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl LVIII!

Polonia akuza Gjermanisë. Ministri polak i Punëve të Jashtme, Zbigniew Rau tha sot se thirrja që kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri Varshavës zyrtare për të qartësuar akuzat në lidhje me vizat për emigrantët është një përpjekje për të ndërhyrë në fushatën zgjedhore të Polonisë.

Ndërkaq, emigracioni është bërë tema kryesore në fushatën e partive politike para zgjedhjeve parlamentare të 15 tetorit në Poloni. Nga partitë opozitare, këtë muaj qeveria u përball me akuza të forta se është përfshirë në lëshimin e jashtëligjshëm të vizave polake për emigrantët e se këtë po e bën me ritëm të përshpejtuar, pa kontrollet e duhura, si dhe në këmbim të ryshfetit.

Dy ditë më parë, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se kjo çështje duhet të qartësohet dhe gjithashtu la të kuptohej se Gjermania mund të ndërmarrë hapa në lidhje me kontrollet në kufirin e saj me Poloninë. Kjo ngjalli reagimin e ministrit të Jashtëm polak Ru, i cili në rrjetin social X shkroi:

Procedurat e vazhdueshme në Poloni nuk janë kompetencë e kancelarit gjerman. Deklaratat e tij për këtë çështje janë një tentativë për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të shtetit polak, si dhe në fushatën e tanishme zgjedhore në Poloni.

Rau i bëri thirrje kancelarit gjerman që ta “respektojë sovranitetin e Polonisë e po ashtu të përmbahet nga deklaratat që i dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe”.

Më herët, Komisionerja për Çështjet e Brendshme e Bashkimit Europian, Ylva Johansson, kërkoi sqarime për këtë çështje dhe i bëri thirrje Polonisë të përgjigjet ndaj akuzave se janë plot 350 mijë emigrantë që kanë blerë viza Shengen në konsullatat polake përmes ndërmjetësuesve.

Vizat Shengen mundësojnë udhëtimin në vendet e Bashkimit Europian. Në një letër dërguar Komisionerit për Sigurinë e BE-së, Qeveria e Polonisë tha se kjo çështje është “një akt i tepruar mediatik”, i ndërmarrë për ta diskredituar para zgjedhjeve politike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE