“Ti je dashnorja e Bled Manes”, moderatorja e njohur e Top Channel ‘shokon’ studion e Ed Manushit

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ti je dashnorja e Bled Manes”, moderatorja e njohur e Top Channel ‘shokon’ studion e Ed Manushit

Çdo javë, rubrika “Trotuar” në “E Diell”, Top Channel, sjell tema të ndryshme të cilat prekin diskutimet e përditshmërisë sonë. Tema e ditës së djeshme ishte ‘gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale’.

Vajzat e ftuara në studio u shprehën se ndjekësit në rrjetet sociale i kritikojnë për veshjet, për gjuhën që përdorin në “Instagram” apo edhe në televizion.

Madje shtuan se përveçse marrin ofendime nga më të ndryshmet, ka nga ata që edhe bëjnë mallkime të rënda.

Kur mori fjalën moderatorja e njohur, Erjola Doçi, tregoi rastin e saj konkret të urrejtjes.

“Rasti konkret i imi i urrejtjes, përpos shumë fjalëve dhe shpifjeve, kanë qenë kur Bledi më nxirrte në fillimet e mia, ‘ti je dashnorja e Bled Manes’. Jemi një popull që urrejmë shumë dhe duhet të kurohemi se kjo është sëmundje”, tha Erjola.

Ndërkohë këtu ndërhyn Shqipe Hysenaj e cila tha se ‘Bledi kështu n’a ka bërë të gjithave, dashnore, të dashura, nuse’.

Duke iu drejtuar gazetarit të njohur, Shqipja shtoi:

“Bledi të lutem, ti një punë ke. Ti gjithmonë një punë ke pasur. Kushdo që të afrohet ty ‘jo po se kjo’, fillon e prek. Bledi njihet dhe të përmirësojë veten se nuk është normale. Mënyra se si flet dhe si u afrohesh gocash…”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE