38-vjeçarja vret 2 vajzat e saj për t’u hakmarrë ndaj bashkëshortit, dënohet me 78 vite burg!

vovalbania September 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
38-vjeçarja vret 2 vajzat e saj për t’u hakmarrë ndaj bashkëshortit, dënohet me 78 vite burg!

Një grua 38-vjeçare nga Virxhinia e SHBA-së, Veronica Youngblood, u dënua me 78 vjet burg për vrasjen e dy vajzave të saj, 5 dhe 15 vjeçe, Sharon Castro Brooklyn Youngblood, në vitin 2018, pasi u dha melatonin për t’i ndihmuar të bien në gjumë. Sipas mediave amerikane, vajza 5-vjeçare pësoi shok pasi nëna e saj e qëlloi në kokë, ndërsa 15-vjeçarja, e cila u qëllua në gjoks, arriti të telefononte autoritetet për ndihmë.

Adoleshentja, e cila vdiq në spital disa orë më vonë, denoncoi nënën e saj si vrasëse gjatë telefonatës së saj 911, e cila u përdor si provë në gjykatë. Disa nga anëtarët e jurisë që dëgjuan telefonatën tragjike u tronditën aq shumë sa më vonë kërkuan mbështetje psikologjike. 38-vjeçarja u tha hetuesve se kishte ndërmend të vriste veten pasi kishte vrarë vajzat e saj. Ajo kishte pasur një betejë të zgjatur ligjore me ish-bashkëshortin e saj.

Pas krimit 38-vjeçarja telefonoi ish-bashkëshortin për t’i thënë se e urrente dhe se kishte qëlluar fëmijët e tyre. Avokati u përpoq të argumentonte se gruaja vuante nga sëmundje mendore dhe dëgjonte zëra, por gjykata i hodhi poshtë këto pretendime. Në fund, juria rekomandoi dënimin me 78 vite burg pas dëshmisë që zbuloi të kaluarën e vështirë të të pandehurës, e cila ishte abuzuar seksualisht në fëmijëri dhe ishte prostituuar për të mbijetuar kur lindi vajzën e saj më të madhe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50816 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE