E vranë në sy të fëmijëve, gjyshi tregon traumën e nipit 4 vjecar që pa ekzekutimin e të ëmës dhe grabitjen e atë nate

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E vranë në sy të fëmijëve, gjyshi tregon traumën e nipit 4 vjecar që pa ekzekutimin e të ëmës dhe grabitjen e atë nate

Vjehrri i Liridona Murselit, Shaban Murseli ka treguar detaje tragjike nga nuses së tij mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Ai ka treguar se nipi i tij 4-vjeçar ka përjetuar një traumë, ndërsa grabitësit i kanë marrë telefonn.

Shaban Murseli bëri me dije se mund të kenë qenë dy persona të maskuar, teksa tregoi edhe si e mori vesh lajmin. “Nipi i vogël 4 vjeç i kishte treguar familjarëve, se njëri prej grabitësve i kishte marrë telefonin djalit. Dyshohet se kanë qen 2 persona të maskuar. Ajo zonë është si rrugë fshati, nuk ka pasur kamera sigurie.

Pak metra më larg, kam dëgjuar se ka pasur një restorant kamera. Grabitësit lëviznin me makinë të tipit ‘BMW’. Sa erdha në shtëpi, ishte ora 21:00 dhe më telefonin djali i vogël e më thotë ‘babi ke diskutuar me Naimin’.

I them që jo, më pas më thotë ‘po më thonë se paskan vrarë Liridonën’. Liridona është kthyer në Kosovë në muajin tetor”, tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48668 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE