Tirana mikpret Forumin europian të Ekonomisë/Rama: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor dhe rajoni ka nevojë për BE-në

vovalbania September 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tirana mikpret Forumin europian të Ekonomisë/Rama: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor dhe rajoni ka nevojë për BE-në

Në kuadër të Procesit të Berlinit, zhvillohet në Tiranë, ministeriali euro-ballkanik i Ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni, me pjesëmarrjen e mbi 20 delegacioneve të nivelit të lartë.

Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se Samiti do të diskutojë diçka që 5 vite më parë nuk mund të imagjinohej, të diskutojë për planin e ardhshëm të BE-së për të mbështetur Ballkanin Perëndimor.

‘Samiti do të diskutojë për diçka krejt të re që edhe një herë 5 vite më parë ishte e papërfytyrueshme, planin e ardhshëm të BE-së për të mbështetur Ballkanin Perëndimor duke u hapur në disa mënyra. Është koha të ecim para dhe të nisim të shohim vepra premtuese. Mund të mos biem dakord për një sërë gjërash në këtë rajon. Mund të kemi çështje të rëndësishme ende të pambyllura, por e vetme mënyrë është të përpiqemi që të biem dakord për atë që mund të bëjmë së bashku. Gjithmonë e më tepër kemi parë sa e rëndësishme është të trajtojmë çështjet tona. Sa më të mira urat që ndërtojmë më e mirë është hapësira për të trajtuar edhe çështjet e vështira.’- tha Rama.

Kryeministri Rama tha se 6000 shoqëri tregtare përfituan nga heqja e barrierave mes vendeve.

‘6000 shoqëri tregtare kanë përfituar nga aktiviteti i nxitjes së tregtisë. Nga të gjitha heqja barrierave jo tarifore, nga ngjarjet e përbashkëta të cilat kanë përfshirë shoqëri tregtare sidomos dhe mbështetje për qasjet e BE-së në raport me Tregun. Gjithçka që bëjmë së bashku është të përfitojmë në terren për njerëzit që kanë nevojë të lëvizin më lirisht.’- tha Rama.

Procesi i Berlinit

Procesi i Berlinit u ndërmor në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon. Samiti i ardhshëm do të organizohet në Tiranë më 16 tetor 2023.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49273 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE