Ende pa autor vrasja në Rrëshen e Martin Bardhit!

vovalbania September 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ende pa autor vrasja në Rrëshen e Martin Bardhit!

Vijon pa autor, atentati i një dite më parë në Rrëshen ku viktimë mbeti Martin (Marku) Bardhi dhe u plagosën tre të tjerë që qëndronin me të, në të njëjtën tryezë lokali.

Mësohet se në polici u shoqëruan persona nga fisi Reçi dhe sipas burimeve, mes tyre ishte shtetasi Saimir Reçi, i cili në mars të këtij viti pati një konflikt me viktimën.

Atentati ndodhi dje rreth orës 10:40 të paradites, pranë lokalit në pronësi të të 59-vjeçarit Bardhi. Dyshohet se në fillim, ai dhe autorët u konfliktuan me njëri-tjetrin e më pas sherri degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit. Atentatorët arritën të largoheshin me një fuoristradë ngjyrë të zezë. Të plagosur mbetën kushëriri i viktimës, Indrit Bardhi, si dhe Olti Gjini e Ilir Bardhoku, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Ipeshkvi i Dioqezës së Mirditës, Imzot Gjergj Meta reagoi lidhur me vrasjen e Martin Bardhit të ndodhur një ditë më parë. Në një mesazh, kleriku katolik thekson se këto ngjarje të rënda shkaktojnë ndikim negativ dhe sjellin zymti në të gjithë vendin. Imzot Meta e mbyll me një lutje:

Të dashur miq,

Dje në Rrëshen ndodhi një ngjarje shumë e rëndë që shkaktoi vdekjen e një personi, plagosjen e tre të tjerëve dhe solli tronditje të madhe tek të gjithë ne. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre e shërim sa më shpejtë të plagosurve!

Në një qytet të vogël si i yni, ngjarje të tilla e shenjojnë thellësisht jetën e çdo njeriu, por kanë ndikim negativ dhe sjellin zymti në të gjithë vendin. Ju ftojmë të gjithëve sot, në meshën e orës 17:00, gjatë së cilës do të kremtojmë edhe përkujtimin e Shën Vinçenc de Paolit, që të lutemi për qytetin tonë, në mënyrë që në zemrat e secilit të sundojë paqja dhe e mira.

Na jep o Hyj paqen dhe dashurinë tënde!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50408 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE