Tajani dhe Rama kryesojnë KPE/Shqipëria, partnere strategjike e Italisë!

vovalbania September 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tajani dhe Rama kryesojnë KPE/Shqipëria, partnere strategjike e Italisë!

Me kryeministrin Edi Rama, zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Italisë, Antonio Tajani, sot në Farnesina kryesojnë takimin e dytë në nivel politik të Komitetit të Përbashkët Ekonomik (KPE) Itali-Shqipëri.

Në takim do të marrin pjesë edhe ministri italian i Bujqësisë, Sovranitetit Ushqimor dhe Pylltarisë, Francesco Lollobrigida, ministri i Mjedisit dhe Sigurisë së Energjisë, Gilberto Pichetto Fratin e nënsekretari i Infrastrukturës dhe Transportit, Tullio Ferrante.

Nga pala shqiptare do të jenë të pranishëm zëvendëskryeministrja e ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ministrja për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Anila Denaj, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj e ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Duke ritheksuar se Ballkani Perëndimor përbën një zonë prioritare për politikën e jashtme italiane, Tajani u shpreh:

Me këtë takim synojmë të konfirmojmë nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes Romës dhe Tiranës. Shqipëria është një partnere strategjike e Italisë, me të cilën duam të forcojmë më tej bashkëpunimin.

Italia është tregu i parë për mallrat shqiptare, si edhe eksportuesja kryesore e Shqipërisë. Shkëmbimi tregtar u rrit me mbi 16% në vitin 2022 duke tejkaluar 3.3 miliardë euro.

Tajani shtoi:

Marrëdhëniet tashmë të shkëlqyera ekonomike mund të bëjnë një hap të mëtejshëm në cilësi, falë edhe përfshirjes së sektorit privat tashmë të pranishëm në mënyrë të dukshme në Shqipëri me SME-të. Italia arrin rezultate të mëdha kur arrin të punojë si ekip. Me këtë rast falënderoj veçanërisht kompanitë Cassa Depositi e Prestiti, Ferrovie dello Stato, Terna, Fincantieri, Leonardo dhe ITA Airways për gatishmërinë e tyre për të zhvilluar bashkëpunime konkrete.

Punimet do të fokusohen në infrastrukturë, energji dhe agroindustri.

Ne duam të konsolidojmë marrëdhëniet tona me Shqipërinë duke u fokusuar në forcimin e marrëdhënieve, në rrjetin e energjisë elektrike e zinxhirin e furnizimit bujqësor. Përvoja italiane do të kontribuojë konkretisht në planet e zhvillimit të qeverisë shqiptare.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51045 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE