“Veçoria që më pëlqen”, Dua Lipa tregon se çfarë e frymëzon nga vajzat shqiptare

vovalbania September 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një jetë e shëndetshme seksuale, Dua rrëfen sekretin nisur nga lidhja e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa nuk nguron në asnjë moment të flasë për prejardhjen e saj shqiptare.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja ka folur për vajzat shqiptare dhe trendet e bukurisë që ndiqen në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo tha se vetbesimi i vajzave shqiptare është veçoria që asaj i pëlqen më shumë.

“Nuk do të thosha domosdoshmërisht se ekziston një trend i bukurisë, por gjëja që më duket më frymëzuese tek gratë e Kosovës është vetëbesimi i tyre”, u përgjigj Dua Lipa.

Këngëtarja e viziton shpesh Shqipërinë dhe Kosovën, teksa në dy vitet e fundit ka kaluar pushimet në jug të vendit, duke u bërë dhe një promotore e Shqipërisë turistike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49589 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE