Arnita Beqiraj tregon këshillat që i ka dhënë partnerit të saj Arbër Çepanit sezonin e kaluar të “DWTS”!

vovalbania September 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arnita Beqiraj tregon këshillat që i ka dhënë partnerit të saj Arbër Çepanit sezonin e kaluar të “DWTS”!

Projekti i suksesshëm i “Dancing With The Stars” që ka mbajtur një audiencë të lartë të gozhduar pas ekranit sezonin e shkuar, do të startojë së shpejti në ekranin e televizionit Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, me emra mjaft të njohur të showbiz-it.

Ditën e sotme një nga konkurrentet e spektaklit, Arnita Beqiraj ka qenë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muçën dhe ka folur për këtë eksperiencë të re dhe disa të reja nga “DWTS”. Mes të tjerash Arnita ka folur edhe për historinë e dashurisë me Arbër Çepanin, i cili ka qenë konkurrent në sezonin e kaluar të spektaklit.

Ka një garë për të dalë më mirë se Arbri?

Nuk kam një garë dhe kur e them e them të sinqertë… kjo pëforcon dhe është një ndër gjërat pozitive të profesionit tim… unë nuk e jetoj këtë si njerëz që nuk janë në profesionin tim edhe vjet që Arbri ka qenë konkurrent mundohesha ta qetësoja sepse nuk ka të njëjtin profesion si unë e i thoja: “Mos u shqetëso perpiqu vetëm të kënaqesh.”… Programet që janë argëtues e kanë thelbin në argëtim nëse ti e shijon kërcimin nuk ka gjasa që mos të shkojë tek publiku … unë e dua finalen, por nuk shkojmë me ankthin për të fituar… 

Së fundmi është publikuar promo zyrtare e “DWTS”. Në klip konfirmohet se Bora Zemani dhe Eno Popi do të jenë sërish prezantues të këtij spektakli magjik. Ky show kaq i ndjekur nga shikuesit do të nisë më 6 Tetor dhe do të transmetohet live çdo të premte në Top Channel.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49378 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE