Në prag fejese? Krist Aliaj kapet ‘mat’ krah vajzës misterioze (Foto)

vovalbania October 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në prag fejese? Krist Aliaj kapet ‘mat’ krah vajzës misterioze (Foto)

Krist Aliaj është komentuar jo pak për jetën e tij private pas mbarimit të “Big Brother VIP”.

Shpesh u aludua se ai dhe blogerja Dea Mishel janë në një lidhje bashkë, megjithatë, u desh reagimi i tyre që të mohonin diçka të tillë.

E teksa aludimet vazhdojnë ende, Krist Aliaj është kapur ‘mat’ së fundmi krah një vajze misterioze.

Ashtu si shihet, Kristi ka vendosur edhe një kapele, si për t’u maskuar disi nga sytë e kureshtarëve.

Nga ana tjetër, vajza në krah të tij, e cila mendohet se është edhe partnerja e tij, shfaqet me një fustan të thjeshtë dhe thuajse e pagrimuar. Vajza në fjalë nuk është një emër i njohur për mediat.

Dyshja janë parë bashkë pak pasi Kristi deklaroi në një intervistë të fundit se është në një romancë të bukur dhe se është në prag fejese.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48934 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE