Ekskluzive/ Olsi Bylyku në një lidhje dashurie me gazetaren e “Tv Klan” prej katër muajsh (Foto)

vovalbania October 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekskluzive/ Olsi Bylyku në një lidhje dashurie me gazetaren e “Tv Klan” prej katër muajsh (Foto)

Olsi Bylyku dhe Egli Tako i dhanë fund romancës së tyre disa muaj më parë.

Lajmi u konfirmua edhe nga vetë ata, por pa dhënë më shumë detaje.

Mirëpo nëse mes deklaratave të tyre dukej sikur kishte një fije shpresë për ribashkim, burime për “Loki Magazine” bëjnë të ditur se Olsi është në një lidhje të re dashurie.

Madje, aktori po e shijon lidhjen e re prej më shumë se katër muajsh. Vajza që ia ka vjedhur zemrën aktorit është gazetare në “Tv Klan” dhe e pa njohur për publikun.

Identiteti i vajzës është vendosur të mos bëhet i ditur para vetë aktorit, por burimi për “Loki Magazine” shton se dyshja janë në një lidhje mjaft serioze. Gjithashtu, si Olsi ashtu dhe partnerja e tij ndjekin familjarët e njëri-tjetrit në Instagram.

Madje dyshja kanë postuar në rrjetet sociale edhe foto me veshje identike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49698 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE