Durrës, policia sekuestron 26 kilogramë kanabis në automjetin në Ishëm!

vovalbania October 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Durrës, policia sekuestron 26 kilogramë kanabis në automjetin në Ishëm!

Sekuestrohen 26 kg kanabis sativa në Durrës, bima narkotike ishte ndarë në 5 thasë. Në flagrancë u arrestua një 42-vjeçar nga Fushë Kruja. Në fshatin Ishëm, policia finalizoi operacionin e koduar “Sinjalizimi”, si rezultat i informacioneve të siguruara se një shtetas po transportonte sasi të konsiderueshme kanabisi. Sasia iu kap në bagazhin e makinës tip “Benz” që drejtonte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Durrës, në fshatin Ishëm, kanë ndaluar për kontrolle automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin M.K. Gjatë kontrolleve, në bagazhin e këtij automjeti, u gjetën 5 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 26 kilogramë, sasi e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M.K., 42 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Në një tjetër zhvillim të lidhur me luftën kundër narkotikëve në vend, një 46-vjeçar u shpall në kërkim për kultivim kanabisi në Vorë, bashkëshortja e tij u vu nën hetim, ndërsa një faturist i OSSHEE-së ra në pranga për shpërdorim detyre.  Në kuadër të operacionit policor të koduar “Marikaj 2”, u zhvillua një kontroll në një magazinë, në përdorim nga 46-vjeçari.  Aty u evidentua një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të pajisjeve që furnizoheshim me lidhje të paligjshme të energjisë. U sekuestruan 1035 bimë narkotike të kultivuara në vazo dhe 907 fidanë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE