Osmani: Nuk kam arsye ta takoj Vuçiçin para sanksioneve!

vovalbania October 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Osmani: Nuk kam arsye ta takoj Vuçiçin para sanksioneve!

Presidentja Vjosa Osmani tha se nuk ka arsye për të takuar presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, para se ndaj tij të vendosen sanksione për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga një grup i armatosur serb dhe u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit u vranë edhe tre sulmues.

Osmani foli pak para nisjes së një mbledhjeje në Granadë të Spanjës, në kuadër të Komunitetit Politik Europian. Aty marrin pjesë drejtues të vendeve të Bashkimit Europian dhe rreth 20 liderë të tjerë të vendeve të Europës e Kaukazit.

Më herët gjatë ditës, pritej që Osmani dhe Vuçiç të mund të takoheshin në kuadër të këtij takimi.

Nuk ka arsye të takohemi para se të vendosen sanksione drejt Vuçiçit. Sanksione në fillim, e më pas mund të flasim për më shumë.

Shpresoj që edhe Spanja, vend që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, të bashkohet në sanksionet kundër Serbisë.

Një një takim të mbajtur ditë më parë në Parlamentin Europian, disa eurodeputetë kanë kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë për shkak të sulmit në Banjskë.

Dje, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier tha se Amerika është duke tentuar të kuptojë më shumë për rastin, para se të vendosë për sanksione të mundshme.

Eshtë qëndrim i prerë i qeverisë amerikane që përgjegjësit për këtë krim, si për atë të vrasjes së zyrtarit policor, për përdorimin e forcës për të kontrolluar një objekt fetar, për përfshirje në shkëmbim të zjarrit me policinë legjitime dhe shërbimet e sigurisë së Kosovës, duhet të mbahen përgjegjës. Ne duhet ta përfundojmë këtë proces e do të jemi të përfshirë në mënyrë aktive në këtë proces, për të garantuar që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi.

Kosova e ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi e ka mohuar pretendimin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51085 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE