Nesër nis “Dancing with the Stars”, ja cilin konkurrent mbështet Luiz Ejlli!

vovalbania October 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nesër nis “Dancing with the Stars”, ja cilin konkurrent mbështet Luiz Ejlli!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother Vip, si edhe protagonist i filmit “Në kuadër të dashurisë”, do të ketë një performancë speciale ekskluzivisht për DWTS. Epo me siguri premiera e 6 Tetorit ka krijuar pritshmëri të larta dhe aq më tepër tani. Jo vetëm kaq por Luizi ka dhe një të preferuar ndër konkurrentët e këtij sezoni dhe këtë e ka treguar me një video, ku është shprehur se mbështet aktorin Elvis Pupa, me të cilin ka qenë në shtëpinë e “BBV2”.

Përshëndetje të gjithëve nga unë Luiz Ejlli dhe e madhja Kiara Tito. Siç e dini nesër nis Dancing dhe unë do të jem aty për të kënduar këngën e kolonës zanore të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. Nuk jam në juri si flitet lart e poshtë, ama do të jem aty me mish e me shpirt për vëllain tim, mikun tim Elvis Pupa. Ju ftoj gjithëve t’a mbështesni, mos harroni se më ka mbajtur me bukë, me atë mega super tasqebap që bënte ai, është i paparë. Kiara nuk e hante, lëngun thoshte, dua i çik lëng. Uroj t’ju pëlqejë. A kërcen mirë, a kërcen keq, e vendos juria aty. Unë them t’a mbështesim. Është djalë i mirë, djalë me vlera. Vëllai im të shkoftë mbarë. Lart e më lart, unë do të mbështes deri në ditën e fundit”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49636 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE