U dha zë të pathënave, Nobeli në Letësri i shkon shkrimtarit norvegjez, Jon Fosse!

vovalbania October 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U dha zë të pathënave, Nobeli në Letësri i shkon shkrimtarit norvegjez, Jon Fosse!

Shkrimtari norvegjez, Jon Fosse fitoi sot çmimin Nobel në Letërsi. Në dhënien e motivacionit, Akademia Suedeze njoftoi:

Fosse e fitoi çmimin për dramat dhe prozën e tij novatore, që u japin zë të pathënave!

I përshkruar nga kjo akademi “si një nga dramaturgët më të njohur dhe më të interpretuar të kohës sonë, gjithashtu, ai është  i vlerësuar për prozën e tij”.

Shkrimi i tij ekspozon humbjen e orientimit të njeriut.

Shkrimtar, poet dhe dramaturg, Jon Fosse u lind në Haugesund në vitin 1959.

Intelektual i shumanshëm, bëri debutimin në vitin 1983 me romanin “Raudt, svart” (“E kuqe, e zezë”), dhe më pas eksperimentoi me narrativën e shkurtër, poezinë, letërsinë jofiction dhe atë për fëmijë.

Në dramën e tij të parë ”Nokon kjem til å komme” (“Diçka po vjen”) Fosse e tregon veten si një shkrimtar i kursyer por i pamëshirshëm, gati për të kapur të gjitha kontradiktat, që nga qëndrueshmëria e komunikimit, hendeku mes brezave dhe pasiguria e marrëdhënieve familjare e në çift.

Veprat e tij më të arrira janë “Natta syng sine songar” (“Dhe nata këndon”), “Eg er vinden” (“Unë jam era”) deri te më e fundit “Morgon og kveld” (“Mëngjes dhe mbrëmje”).

Ai është Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës të Republikës Franceze që nga viti 2007.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48999 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE