U përfolën për një lidhje bashkë, Dea Mishel flet për të dashurën e Kristit

vovalbania October 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U përfolën për një lidhje bashkë, Dea Mishel flet për të dashurën e Kristit

Afrimiteti mes Krist Aliajt dhe Dea Mishel pas daljes nga “Big Brother VIP” nxiti aludimet gjatë këtyre muajve se ata mund të jenë në një lidhje. Por, këto spekulime dyshja i shoi disa herë, madje Krsti ‘u detyrua’ të zbulonte se ishte në lidhje me dike tjetër.

Më pas Kristi rrëfeu se është shumë i përfshirë në një romance, duke treguar: “Dashuria mua më çoi dhe në Angli… jeton në Angli. Është më e vogël se unë dhe brune”.

Kristi ka deklaruar se lidhja e tij është serioze dhe se është prezantuar edhe me familjen e partneres.

Sakaq së fundmi De aka folur mbi marrëdhënien me të. E ftuar në “Top Albania Radio” ajo tha:

“Nuk është se po bëjmë lojë me publikun ose duam të ndezim një thashethem. Asnjëri nga ne. Kemi një miqësi shumë të pastër me njëri-tjetrin dhe vërtetë unë Kristin e kam shumë xhan dhe e vlerësoj shumë si njeri. Unë i kam mbajtur miqësitë e mia që kam krijuar aty brenda me Jorin, Oltën, Kristin. Ne dalim bashkë, i kemi prezantuar njëri-tjetrit dhe shoqëri që nuk është nga televizioni. Ai i njeh shoqet e mia unë i njoh disa nga shokët e tij.”

Ajo tha se e ka takuar të dashurën e Kristit, për të cilën u shpreh se është shumë e këndshme dhe artiste si Kristi.

“Po, e kam takuar të dashurën e Kristit, shumë e këndshme. Është artiste si Kristi dhe mendoj që shkojnë shumë bashkë. Nuk ka asgjë dhe ne prandaj e sqaruam që nuk ka diçka mes nesh. Ne flasim për çdo gjë bashkë. Unë edhe tek urimi që kisha bërë, një urim normal ishte. Unë njerëzit që i vlerësoj me të vërtetë dhe ato fjalët më vijnë natyrshëm.“

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE