Horoskopi sot: 9 tetor 2023

vovalbania October 09, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Horoskopi sot: 8 gusht

Dashi-Mos u nxitoni që të krijoni miqësi të reja, çdo gjë ka kohën e saj. Jini më të butë me partnerin tuaj: U ndodh të gjithëve që mund të bëjnë ndonjë gabim. Do të merrni një telefonatë të rëndësishme në lidhje me punën.

Demi-Lëreni zemrën t’ju shkëlqejë. Dashurojini ata që keni përreth dhe kjo do t’ju ndihmojë të mblidhni shumë njerëz rreth vetes.

Binjakët-Sot do të kuptoni që keni goxha rrugë përpara se të shpjegoni mënyrën se si ndiheni. Keni qenë duke fantazuar për një periudhë të gjatë kohe për një person. Megjithatë duhet që të rindërtoni vetëbesimin dhe të mësoni të doni veten.

Gaforrja-Ka ardhur koha për t’u përfshirë në një projekt nga i cili keni muaj që jeni tërhequr. Lëreni veten të lirshëm dhe mos lejoni të tjerët që t’ju pengojnë për të arritur suksesin. Nuk ju duhet të jeni të kujdesshëm, por aventurierë.

Luani-Veprimi është prioriteti juaj, veçanërisht kur bëhet fjalë për dashuri dhe romancë. Me të zbuluar çfarë doni, e keni të pamundur të qëndroni në vend deri sa ta arrini.

Virgjëresha-Ditë jo shumë pozitive. Ata që do të zhvendosen për punë ose studime duhet t’i bëjnë mirë llogaritë për disa pengesa, të cilat mund t’ju bëjnë të humbisni durimin. Në mbrëmje këtë ditë të parë të javës, kalojeni me shoqërinë.

Peshorja-Do të ndjeni një ndjenjë jo realiteti. Është një ditë e veçantë për t’u fokusuar tek atmosfera që mbizotëron. Është momenti për të lidhur ndjenjat sëbashku partnerin akoma më shumë.

Akrepi-Mos u bëni më të ndjeshëm seç duhet. Mund të keni arsye të mira për të besuar se ju kanë tradhtuar, por nëse lini emocionet t’ju udhëheqin, nuk do të ketë kthim pas. Ka ende kohë për ta zgjidhur problemin, pa kaluar në ekstreme.

Shigjetari-Mund të merrni pak kohë për t’u afruar me një person përpara se t’i hyni dëshirave. Kjo do të jetë në vëmendjen tuaj kryesore sot. Nëse po kërkoni dashurinë, sot është momenti për të mbledhur të gjitha fantazitë.

Bricjapi-Udhëtimet dhe aktivitetet sociale do të bëjnë që ditët e ardhshme të kaloni një kohë mjaft interesante. Nuk do të mungojnë takime me njerëz të rinj dhe shkëmbim idesh.

Ujori-Pse nuk provoni diçka të re në vend që ta zhysni veten në diçka të vjetër, të shkatërruar. Nëse refuzoni të hiqni dorë nga projekti juaj që është i destinuar të dështojë, një rrugë e vështirë shtrihet para jush.

Peshqit-Miqtë do të jenë veçanërisht të dashur dhe mirëkuptues. Do të tërhiqeni nga një person shumë i ndryshëm nga ju. Mos bëni projekte të mëdha për këtë periudhë. Yjet nuk ju favorizojnë. /tvklan.al

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48938 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE