E fundit/ Serbët vrasin policin në Kosovë, një tjetër plagoset

vovalbania September 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E fundit/ Serbët vrasin policin në Kosovë, një tjetër plagoset

Një efektiv i policisë së Kosovës është vrarë në veri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Leposaviçit, ndërsa lajmi konfirmohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai thotë se “sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda”.

Polici i vrarë është shtetasi me iniciale A.B., me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE