“Filmi i radhës është gjithmonë synimi më i madh për një aktor..”/Roerd Toçe flet për eksperiencën e tij!

vovalbania October 10, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Filmi i radhës është gjithmonë synimi më i madh për një aktor..”/Roerd Toçe flet për eksperiencën e tij!

Mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e madhe e “Në kuadër të dashurisë”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit u shfaq për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. “Në kuadër të dashurisë” përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë. Në një intervistë ekskluzive, aktori Roerd Toçe na ka folur më shumë për momentet e tij të vështira si dhe për puthjen me Sara Hoxhën.

Si është Kleidi si personazh dhe sa të përbashkëta gjen ti tek ai?

Kleidi është një personazh goxha i ndryshëm nga unë, më me këmbë në tokë, më i shkathët, më simpatik si djalë. Ndihet mirë në raport me njerëzit, ndërsa Roerdi është pak më i shmangur, pra kjo për mua është shumë e madhe. Dhe shpresoj që në të ardhmen të mësohem. Shpresoj që Kleidi të ketë dalë ai personazhi që unë kam menduar që në fillim të analizës së veprës dhe rolit me regjisorin, Koloreton.

A ka patur momente të vështira për ty gjatë këtij filmi?

Momente të vështira ka patur. Ka patur momente ku duhet të nxirrnim një ndjenjë bashkë me partneren, me Sarën në rolin e Arias, një ndjenjë që të ishte pak më dhimbje. Dhe kjo duhet të vinte gradualisht, por duke qenë se koha, i ftohti i Korçës ndonjëherë në 5 të mëngjesit, ne që bënim pompa që të ngroheshim, ka qenë shumë e vështirë ndonjëherë që të dilnin këto. Por pastaj ndodhën shumë gjëra që na i rregulluan këto dhe dubël pas dubli dolën shumë mirë.

A ke patur siklet që të puthje një grua që është e martuar në jetën reale?

Të them të drejtën unë jam i martuar vetë. Gruaja ime është aktore dhe regjisore dhe ka mbaruar njësoj si unë. Por siklet, jo. Për një aktor kur je para kamerës nuk duhet të ketë fare siklete të tilla. Jashtë ka skena puthje, ka skena intime dhe në atë moment para kamerës nuk ka asnjë deliri që shiko se çfarë ndodhi. Gjithmonë është për të mirën e rolit, për të mirën e interpretimit. Produkti është më i rëndësishëm se ty në fund të fundit.

Ndërkohë je një nga aktorët më të komentuar të filmit dhe gjithashtu ke një eksperiencë në “Dancing With The Stars”. Si po e përjeton ti dhe bashkëshortja jote këtë famë?

Besoj se mirë. Unë nuk po shoh ndonjë ndryshim të madh tek vetja, por shoh ndonjëherë ndryshim tek njerëzit. Kam shpresën që të rri gjithmonë me këmbë në tokë, të eci, të punoj. Filmi i radhës është gjithmonë synimi më i madh për një aktor. Gjithmonë më e mira do të vij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49330 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE