U kritikua në BBVIP, Luizi gjen në ‘Abetare’ fjalën për të cilën i bënë gjyq

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U kritikua në BBVIP, Luizi gjen në ‘Abetare’ fjalën për të cilën i bënë gjyq

Nëse ka një ish-konkurrent të “Big Brother VIP Albania” që është kritikuar më shumë se të tjerët, ai është Luiz Ejlli.

Këngëtari shpesh ishte në qendër të kritikave, duke përmendur këtu rastin me sëmundjen, situata të ndryshme me partneren e tij Kiara Tito por edhe për një fjalë që e përdorte shpesh: Çapaçul.

Si banorët ashtu edhe një pjesë e mirë e publikut e konsideroi fjalën si ofenduese dhe të papërshtatshme për t’u përdorur.

Mirëpo edhe pse kanë kaluar muaj, Luizit ende nuk i ka dalë inati nga “gjyqi” që iu bë për përdorimin e asaj fjalë.

Ka qenë vetë këngëtari ai që ditën e sotme i ka “përplasur në fytyrë” të vërtetën e fjalës “çapaçul” të gjithë atyre që iu kundërvunë.

Teksa ka postuar në InstaStory një pjesë nga abetarja e gjuhës shqipe, krahas Luizi shkruan:

‘Eh… dikur më kryqëzuan për fjalën çapaçul e më bën gjyq publik, sot e gjej të Gjuha Shqipe’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE