Futet me makinë në konsullatën kineze në San Francisko, burri vritet nga policia!

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Futet me makinë në konsullatën kineze në San Francisko, burri vritet nga policia!

Policia e San Franciskos qëlloi për vdekje një burrë që u fut me makinën e tij në konsullatën kineze. Pak më vonë, konsullata kineze në një postim në WeChat theksoi se zyra e vizave është pezulluar përkohësisht deri në një njoftim tjetë. Detajet e ngjarjes janë ende të paqarta dhe policia ka bërë të ditur se ende nuk ka identifikuar identitetin e sulmuesit.

Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar. Në një deklaratë, konsullata kineze tha se një person i panjohur është futur në ambienet e konsullatës me makinën e tij, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e stafit dhe personave që ndodheshin në vendngjarje dhe duke shkaktuar dëme të mëdha. Imazhet e postuara në mediat sociale tregojnë një automjet brenda ndërtesës dhe oficerët e policisë që drejtojnë armët në drejtim të shoferit, ndërsa njerëzit përreth vrapojnë për siguri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48717 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE