Meta do të lejojë përdoruesit në BE të ndajnë Facebook-un nga Instagrami!

vovalbania January 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Meta do të lejojë përdoruesit në BE të ndajnë Facebook-un nga Instagrami!

Meta i është përshtatur rregullave të Aktit të Tregjeve Digjitale (DMA) të Bashkimit Evropian. Kjo e fundit është një pakete me rregulla për komunitetin në ueb, e shpallur në vitin 2022. Në kuadër të këtyre rregullave, kompania e themeluar nga Mark Zuckerberg do t’u japë përdoruesve të Instagram dhe Facebook në Bashkimin Evropian zgjedhjen nëse do të ndajnë ose jo informacionin e tyre midis këtyre platformave.

Gjatë javëve të ardhshme, qytetarët që jetojnë në hapësirën e Unionit, do të marrin njoftime që i informojnë për ndryshimin. Pra, përdoruesit e Facebook do të jenë në gjendje të zgjedhin nëse do ta lidhin ose jo llogarinë e tyre me Instagramin apo nëse do të kenë dy profile të veçanta.

Po ashtu, Meta bëri të ditur se përdoruesit e Instagram dhe Facebook, që i kanë lidhur të dyja llogaritë mund të zgjedhin t’i menaxhojnë ato veçmas dhe të mos ndajnë më informacione mes dy platformave. Përdoruesit do të kenë të njëjtën mundësi midis llogarive të tyre në Facebook dhe shërbimeve të platformës Gaming dhe Marketplace.

Së fundmi, Instagram ka prezantuar funksionin e ri për adoleshentët që e përdorin telefonin natën vonë, i cili i sugjeron që të shkojnë në gjumë. Funksioni “Nighttime Nudges” thuhet se shfaqet automatikisht, por ende nuk dihet nëse do të aktivizohet për të gjithë adoleshentët apo vetëm ata nën 18-vjeç.

“Ne duam që adoleshentët të largohen nga Instagrami, gjumi është i rëndësishëm veçanërisht për të rinjtë”,-njoftoi Instagram. Ky ndryshim vjen pas një sërë veçorish të tjera që rrjeti social ka prezantuar për të ndihmuar adoleshentët dhe prindërit e tyre që të kontrollojnë kohën që kalojnë duke e përdorur aplikacionin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49163 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE