E kishte ujitur 12 herë në ditë, amerikani thyen rekordin për kungullin gjigant 1,247 kilogram!

vovalbania October 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E kishte ujitur 12 herë në ditë, amerikani thyen rekordin për kungullin gjigant 1,247 kilogram!

Një burrë ka kultivuar një kungull gjigant duke thyer një rekord botëror si më i rëndi në peshë për llojin e familjes së perimeve që i përket. Ndërkaq, kultivuesi ka fituar një çmim prej 30,000 dollarësh për këtë. Kungulli i quajtur “Micheal Jordan” është 1,247 kilogramë dhe u kultivua nga mësuesi i hortikulturës në Minesotë, Travis Gienger, duke thyer rekordin e mëparshëm me 12 kilogramë.

“Ishte një ndjesi e paparë”,-tha Gienger në Kampionatin Botëror “Pumpkin Weight-Off” në Kaliforni. Ai i kishte kushtuar kujdes të veçantë këtij kungulli gjigant duke e ujitur 12 herë në ditë. Gienger e kishte mbjellë më 10 prill dhe shpenzoi rreth 15 mijë dollarë për ta kultivuar.

Ashtu si portokalli, karota dhe patatja e ëmbël, kungujt janë të pasur me beta karoten. Trupi juaj e ndryshon këtë antioksidant në vitaminë A. Ju duhet vitamina A për të parë, shmangur mikrobet dhe që sistemi juaj riprodhues të funksionojë ashtu siç duhet. Gjithashtu ndihmon zemrën, mushkëritë, veshkat dhe organet e tjera të qëndrojnë të shëndetshme. Përveç se në gatim kungujt mund të përdoren edhe për të luftuar rrudhat. Kungulli, shumë i ushqyeshëm dhe shumë i pasur me antioksidantë e vitamina është një aleat bukurie. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50809 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE