Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone deklarohet fajtor për mashtrim!

vovalbania October 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone deklarohet fajtor për mashtrim!

Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone u deklarua fajtor për mashtrim në një gjykatë në Londër pasi fshehu më shumë se 400 milionë funte në asete që mbante jashtë shtetit. Miliarderi 92-vjeçar pranoi një akuzë të vetme për mashtrim me përfaqësim të rremë midis 13 korrikut 2013 dhe 5 tetorit 2016.

“Unë pranoj fajin”-i tha ai Gjykatës së Kurorës Southwark, pasi nuk i tregoi qeverisë britanike për Singaporin, vendin ku mbante paratë. Më 7 korrik 2015, Ecclestone nuk arriti të deklaronte që në Singapor kishte një llogari bankare që atëherë përmbante rreth 400 milion£. Akuza ndaj tij u miratua nga Prokuroria e Kurorës në korrik të vitit të kaluar.

Manjati, i cili ka tre vajza të rritura dhe një djalë të vogël, ka qenë në krye të Formula 1 për katër dekada që nga viti 1970 deri në janar 2017. Ecclestone është gjithashtu një nga njerëzit më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar dhe vitin e kaluar u rendit i 65-ti në listën e të pasurve të Sunday Times, me një vlerë neto pasurie prej 2.5 miliardë £.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE