Kontrolle në veri të Kosovës, policia gjen armë e municione!

vovalbania October 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kontrolle në veri të Kosovës, policia gjen armë e municione!

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka kryer kontrolle në shtatë vende të ndryshme në pjesën veriore, lidhur me sulmin e armatosur ndaj policisë në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator e ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Burime zyrtare bënë të ditur se bastisjet u zhvilluan në Mitrovicën e Veriut, në Zveçan, si dhe në fshatin Banjskë.

Në Mitrovicën e Veriut, policia gjeti mjete shpërthyese, pushkë automatike e plumba. Në zonën e kontrolleve janë parë edhe pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Zv.drejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani bëri të ditur se deri më tani nuk ka të arrestuar. Në ngjarjet e të dielës së fundit të muajit shtator mbetën të vrarë edhe tre agresorë serbë, në shkëmbimin e zjarrit që patën me forcat policore ndërsa qëndronin në Manastirin e Banjskës.

Kosova nuk vonoi që për sulmin, gishtin e akuzës ta drejtonte për nga Serbia, si dhe paraqiti prova që sipas Prishtinës vërtetojnë këtë pretendim, por Serbia i ka hedhur poshtë akuzat. Përgjegjësinë për sulmin e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç. Kjo parti, më e madhja e serbëve në Kosovë, gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Kur pranoi organizimin e sulmit, Radoiçiç njoftoi heqjen dorë nga të gjitha funksionet partiake.

Policia ia ka konfiskuar pronat në Kosovë dhe kërkon ekstradimin nga Serbia, por në këtë vend u mjaftuan duke e marrë në pyetje për ta liruar brenda 24 orëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50282 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE