Rival në BBV dhe çift në film, si ka qenë Luizi në film sipas Olta Gixharit?

vovalbania October 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rival në BBV dhe çift në film, si ka qenë Luizi në film sipas Olta Gixharit?

Sot e ftuar në emisionin “Më lër të flas” të vëllezërve Veshaj ka qenë aktorja e njohur Olta Gixhari. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e saj  më të re në Dancing With The Stars si anëtare jurie, rolin e saj kryesor në filmin “Në Kuadër të Dashurisë” dhe si ka ndryshuar jeta e saj në njëfarë forme pas daljes së saj nga shtëpia e BBV.

Përveç suksesit që filmi ka aktorja ka treguar edhe detaje rreth eksperiencës së saj me Luizin në film ku u shpreh se:

Mua më shijoi në film ai. Ishte shumë organik. Ishte ai, ka luajtur veten. Dhe shumë mirë, sepse ndonjëherë kur sforcohesh të bësh gjëra të mëdha, gabon. Edhe skenat që kishim bashkë, më shijuan shumë. Ishin shumë momente të virgjëra, shumë të lezetshme.

Sigurisht që e komentuar ishte edhe puthja e saj me Luizin pas publikimit të fotos disa ditë para premierës, por në film nuk ishte vetëm 1 puthje. Si ishte puthja me Luizin për Oltën?

Nuk e di, nuk më kujtohet fare. Puthjet në film janë shumë teknike, prandaj duhet të shikoni dokumentarin të kuptoni sa teknike janë. Pastaj, ‘baby kiss’ kemi bërë ne, nuk ishte puthje kush e di se çfarë.

Olta zbuloi se edhe Dori e ka parë filmin dhe mendimi i tij ka qenë:

Më tha ishe shkëlqyeshëm në film. Unë jam puthur pothuajse në çdo film dhe Dori kështu më ka njohur.

Më tej kur ajo u pyet nga Donaldi dhe Romeo se çfarë vlerësimi do t’i jepte Luizit nga 1 tek 10 për realizimin e rolit në film sipas mendimit të saj, aktorja u shpreh:

10.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE