Vriten dy komandantë të Hamasit, udhëhoqën nisjen e sulmit kundrejt Izraelit!

vovalbania October 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vriten dy komandantë të Hamasit, udhëhoqën nisjen e sulmit kundrejt Izraelit!

Dy komandantë të militantëve të Hamasit që udhëhoqën sulmin e 7 tetorit në Izrael janë vrarë. Ata njoftuan se viktimat janë Merad Abu Merad, i cili ishte kreu i sistemit ajror të Hamasit, dhe Ali Qadi, një komandant forcave komando.

Teksa kanë kaluar tetë ditë që nga nisja e sulmit të befasishëm nga militantët e Hamasit drejt Izraelit, e më pas fillimi i kundërsulmit të këtij të fundit, pritet që ushtria izraelite të sulmojë nga toka, ajri dhe deti.

Tashmë trupat kanë nisur të vendosen në kufirin me Rripin e Gazës, ku në dispozicion janë edhe 300 mijë rezervistë të thirrur nga qeveria.

Sulmet kanë vijuar edhe gjatë natës, teksa Izraeli ka goditur objektivat në të cilat pretendon se janë të vendosur militantët.

Korridori i evakuimit për banorët e Gazës po qëndron i hapur, megjithëse ka pretendime se Hamasi po i pengon të largohen nga vendi i tyre. Izraeli ka paralajmëruar 1.1 milion palestinezë që jetojnë në veri të Gazës që të evakuohen drejt jugut, përpara nisjes së ofensivës.

Si pasojë e bombardimeve në Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 2300 palestinezë, ndërsa dëmet mbeten të rënda.  Që pas sulmit të befasishëm në Izrael, militantët e Hamasit kanë vrarë 1300 persona, ndërsa 126 persona dyshohet se janë marrë peng.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE