Mozzik bie pre e një “super grabitje”, reperi tregon dëmin e madh që i kanë shkaktuar!

vovalbania October 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mozzik bie pre e një “super grabitje”, reperi tregon dëmin e madh që i kanë shkaktuar!

Nuk kanë qenë ditë apak të mira këto të fundit për Mozzik, me reperin që ka rënë pre e një super grabitje, më saktë shtëpia e tij në Kosovë, me lajmin që është bërë me dije nga vetë artisti, duke treguar edhe sendet me vlerë (e jo vetëm me vlerë) që i kanë marrë.

Thamë super grabitje, pikërisht pasi lexuam “listën” e gjërave që grabitësit kanë marrë, sipas Mozzik, i cili thotë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se janë vjedhur: kasaforta me 100mijë euro cash, orë, unaza, zinxhira ari dhe varëse (që i kalojnë 100 mijë eurot sërish sipas reperit), ndërsa po ashtu kanë marrë edhe 15-16 armë ME LEJE (e shkruajmë kështu sepse Mozzik e ka saktësuar disa herë që janë me leje).

Nuk e dimë pse Mozzik i ka dashur gjithë këto armë, ndoshta për videoklipet e tij, megjithatë, në fund të dekaratës së tij, ai jep edhe një mesazh: “Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë  në vjet i shpërndaj na për njerëz pasha të madhin Zot”

Mozzik bie pre e një "super grabitje", reperi tregon dëmin e

Sigurisht, ai nuk harron të falenderojë edhe Policinë për angazhimin dhe shpresojmë që të rikuperojë, të paktën një pjesë të dëmit dhe fatmirësisht, është mirë vetë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE