Britney Spears nuk “kursen” asnjë në librin e saj, këngëtarja deklaron se ka kryer një abort gjatë kohës kur ishte në lidhje me Justin Timberlake!

vovalbania October 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Britney Spears nuk “kursen” asnjë në librin e saj, këngëtarja deklaron se ka kryer një abort gjatë kohës kur ishte në lidhje me Justin Timberlake!

Ylli i muzikës pop Britney Spears zbulon në librin e ri se ajo kishte kryer një abort gjatë marrëdhënies së saj me këngëtarin Justin Timberlake. Këngëtarja zbuloi në librin e saj të titulluar “The Woman in me”, e cila do të dalë më 24 tetor, se shtatzënia e saj në fund të vitit 2000 ishte një surprizë, por jo një tragjedi.

“E doja shumë Justin. Gjithmonë kam pritur që një ditë të kemi një familje së bashku. Kjo do të ishte shumë më herët se sa e kisha parashikuar”,-shkruan ajo në një fragment të publikuar nga People. Britney vijon:

Por Justin definitivisht nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj. Jam e sigurt që njerëzit do të më urrejnë për këtë, por unë rashë dakord të mos e sillja në jetë fëmijën. Nuk e di nëse ishte vendimi i duhur. Nëse do të ishte lënë vetëm në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë. Justin ishte aq i sigurt sa nuk donte të bëhej baba.

Përpara publikimit të librit, burimet thanë ekskluzivisht për Page Six se Timberlake, ishte i shqetësuar për atë që Spears do të ndante nga marrëdhënia e tyre. Ata filluan të takoheshin në vitin 1999 kur ishin adoleshentë. Pas ndarjes së tyre në vitin 2002, Timberlake la të kuptohej gjatë një interviste me Barbara Walters se Spears e kishte tradhtuar atë, gjë që këngëtarja e “Toxic” as e konfirmoi dhe as e mohoi në atë kohë. Spears është nënë e dy djemve me ish-bashkëshortin Kevin Federline dhe aktualisht po kalon një divorc nga Sam Asghari. Këngëtari i “Mirrors” nga ana tjetër, është i martuar me Jessica Biel, me të cilën ka dy djemë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49273 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE