Rishi Sunak nga Tel Avivi: Sulmet e Hamasit akt terrorizmi, Britania qëndron me ju!

vovalbania October 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rishi Sunak nga Tel Avivi: Sulmet e Hamasit akt terrorizmi, Britania qëndron me ju!

Pas mbërritjes në Izrael, Rishi Sunak tha në një deklaratë për mediat në aeroportin e Tel Avivit se sulmet e Hamasit më 7 tetor ishin një “akt i papërshkrueshëm, i tmerrshëm terrorizmi” dhe u shpreh se Mbretëria e Bashkuar qëndron me Izraelin.

“Sulmet e Hamasit më 7 Tetor ishin një akt i papërshkueshëm dhe i tmerrshëm terrorizmi. Britania e Madhe qëndron në krah të Izraelit”.

“Pres me shumë padurim takimet e mia më vonë me kryeministrin dhe presidentin dhe shpresoj shumë që ato të jenë takime produktive”, tha Sunak.

Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak mbërriti në Izrael mëngjesin e sotëm për një vizitë 2-ditore në këtë rajon, ku pritet që të vizitojë edhe vende të tjera. Zyra e Kryeministrit britanik ka njoftuar se Sunak do të shprehë ngushëllimet për viktimat në Izrael dhe në Gaza si pasojë e sulmeve terroriste të Hamasit.

Sunak do të kërkojë një mundësi që të krijohet korridor humanitar për të dërguar ushqime në Gaza dhe që shtetasit britanikë që janë bllokuar aty të mund të largohen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE