Zgjedhja e kreut të SPAK-ut, Berisha: Rama po e asgjëson, kërkon Kondilin!

vovalbania December 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjedhja e kreut të SPAK-ut, Berisha: Rama po e asgjëson, kërkon Kondilin!

Me votën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, sot zgjidhet kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar, SPAK. Por, votimi është paraprirë nga prezantimi i platformave nga tre kandidatët në garë. Pasuesi i Arben Krajës për postin me mandat 3-vjeçar do të jetë një emër mes Adnan Xholit, Altin Dumanit dhe Edvin Kondilit. Duke komentuar këtë zhvillim, kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se “ajo që po ndodh në SPAK është vetëm një tragjikomedi”.  Sipas tij, “Rama po e asgjëson si organ dhe kërkon Kondilin”.

Vijmë te tragjikomedia e paimagjinueshme që po ndodh me atë që duhej të ishte institucioni i shpresës së shqiptarëve, me SPAK-un. Kurrë në histori, as në romanet e Markezit, nuk mund të gjesh një betejë të turpshme midis një kryeministri dhe një ambasadori që me ligj nuk kanë asnjë lidhje me emërimin e kreut të SPAK-ut. Asnjë lidhje nuk kanë!

Ç’punë ka një kryeministër se kush emërohet në krye të SPAK-ut? Ka vetëm dosjen e tij, sepse dosja e djegësave është dosje e një organizate kriminale, në të cilën ka firmosur Edi Rama.

Prandaj ai bën këtë figurë të turpshme, diskrediton totalisht një organ, e asgjëson atë. Me ligj, kryetari i SPAK-ut ka vetëm një funksion, të ndajë dosjet. Nuk ndërhyn dot në hetim te prokurori. Me Kushtetutë, beteja është surrealiste. Nuk ndodh kurrë!

Bota e krimit darkon dhe drekon me eksponentë të krimit të organizuar që janë në Parlament. Ky është asgjësimi, si kurrë më parë i sistemit të drejtësisë. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur!

Urdhëroni tani, ish-drejtori i SHISH-it që e ka emëruar vetë, ia mbyll derën si bandit. Urdhëro shteti i tij!

Tani do organin e akuzës, “o Kondili o nuk ka”, thotë. Duke diskredituar totalisht këtë institucion, duke e asgjësuar këtë institucion!

Duke iu referuar SPAK-ut si “SKAP-i”, Berisha hodhi akuza se “është një organ i partisë”, që sipas tij “po përdoret kundër opozitës”.

Unë e kam thënë me kohë se ky është SKAP-i i partisë. Se ky nuk ka një dosje në interes të qytetarëve. Por, të thërrasësh Aldo Bumçin për një falsifikim të bërë, të faktuar që është falsifikim, vetëm se gjoja po heton Sali Berishën dhe djalin e tij, ky është një turp kombëtar!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47619 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE