Debatet e BBVIP rikthehen në spektaklin e “Dancing With The Stars”, vazhdojnë përplasjet midis Olta Gixharit dhe Ronaldo Sharkës!

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Debatet e BBVIP rikthehen në spektaklin e “Dancing With The Stars”, vazhdojnë përplasjet midis Olta Gixharit dhe Ronaldo Sharkës!

Debatet e javës së kaluar në spektaklin e “Dancing With The Stars” me sa duket ende prezente midis Olta Gixharit dhe Ronaldo Sharkës, të cilët menjëherë pas përfundimit të kërcimit kanë nisur të debatojnë. Juria ka kritikuar ashpër kërcimin, duke e vlerësuar me pikë të ulëta. Valbona Selimllari i dha Ronaldos 7 pikë, Lori Bala 3 pikë, Ilir Shaqiri 6 pikë, Olta Gixhari 4 pikë. 24 pikë, por moderatori ka vendosur të përmendi batutën e Oltës për javën e shkuar dhe pikët e ulta të kësaj jave me një koment.

Fillimisht Olta ka nisur të komentojë kërcimin, por më pas konkurrenti ka reaguar për opinionet e javës së kaluar.

 Kërcimi mu duk më interesant se ai i kaluari. Kishte më shumë qëndrueshmëri, me thënë të drejtën unë e kam favorizuar netët e kaluara me pikët, por nuk do ta bëj më.

Pas kësaj deklarate Ronaldo ka reaguar, duke u treguar i ashpër me pjesëtaren e jurisë. Ronaldo u shpreh:

Si nuk të shkon ty karrigia e Dancing. Ti ke dy javë që merresh me mua me hapat. Ti me mua nuk je marrë me aktrimin, ti nuk di të hedhësh hapa.

https://www.instagram.com/reel/CyonkiWtNoD/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==
Më pas, debati mes tyre vazhdoi si më poshtë:

Ronaldo: Mos ndoshta e kishe vlerësimin për veten tënde si aktore Olta?

Olta: Po shumë mirë bën ai, kur ja ka dhënë Top Channel këtë kohë televizive shumë mirë bën ai, le të shpifi, le të hedhë baltë.

Bora: Ronaldo respekto njerëzit që janë këtu.

Iliri: Unë mendoj që në këtë skenë secili prej jush duhet të ketë qetësinë mendore të respektoni njeri-tjetrin, ti je aty unë jam këtu dhe mendoj që ti të dalësh për një sanduiç.

Ronaldo: Gjithsesi VIP 9 është kodi. Ju që na doni dhe na mbështesni, mund të rimbursoni pikët që Olta nuk dha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE